Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Në  Çarshi të vogël po kryhen punime, shfrytëzohen rrugët anësore

Në Çarshinë e Vogël kalon segmenti kryesor I rrugës kryesore dhe më frekuentuese drejtë  daljes nga qendra e qytetit. Komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria e Shërbimeve Publike – Sektori i Komunikacionit, ka njoftuar të premten  se për shkak të punimeve për shtrirjen e rrjetit të Impiantit të Ujërave të Zeza dhe për shkak të eliminimit të situatave të rrezikshme që mund të krijohen si pasojë e këtyre punimeve, do të mbyllet përkohësisht segmenti i rrugës nga udhëkryqi “Nëna Tereza” – “Fadil Nimani” deri te trekëndëshi i çarshisë së vogël ku  po kryhen punimet.
Ky segment do të mbyllët vetëm për automjete nga  01.03.2019 deri me datë 08.03.2019 ora 18:00.
Qarkullimi i automjeteve duhet të bëhet përmes rrugëve “Fadil Nimani” dhe “Xheladin Hana”, thuhet në njoftimin e Komunës.