Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Çka tha Irma Libohova për Gjakovën?

Foto Shkelzen Rexha: Irma Libohova dhe Vesa Smolica gjatë koncertit

Në numrin më të ri të revistës Gjakovapress-123, mundë të gjeni edhe intervistën me këngëtaren e shquar , Irma Libohova realizuar pas koncertit në Gjakovë më 17 Shkurt. . Është pa diskutim një nga zërat më brilant që ka muzika shqiptare, nga këngëtaret që ka dekada në skenë dhe ne asnjëherë nuk jemi lodhur me zërin e saj. Një ikonë e muzikës që di të lëvrojë me të njëjtin perfeksion dhe profesionalizëm çdo zhanër të muzikës. Mund të themi pa frikë që këngëtare të dimensionit të Irma Libohovës vijnë rrallë. Energjia e saj e pabesueshme dhe zëri i fuqishëm i këngëtares, që pushton çdo skenë ku performon . Kështu pushtoi edhe skenën e Gjakovës në Ditën e 11 Vjetorit të Pavarësisë Kosovës.

Duke falënderuar Televizioni shqiptar, gjakovarët  kanë pasur mundësi ta shohin Irmën që nga fillimet e karrierës. Si e sheh këtë relacionin Shqipëria –Kosova,  Tirana-Gjakova?

Shiko, mua mos më pyet si e shoh këtë relacionin, se unë kam vetëm, a i di ato “stickerat” që janë me zemra këtu në kokë,  vetëm ato zemrat kam këtu , sepse kam lidhje shpirtërore. Kam kaq vite që vi,  kaq vite që e njoh, e njoh mirë këtë havanë këtu dhe vi me shumë, me shumë dashuri këtu . Përveç kësaj mos të harrojmë që Gjakova është një vend që unë ndjehem jashtëzakonisht e përfaqësuar me gamën e muzikës time, me llojin e muzikës time, me repertorin tim, ndihem e përfaqësuar në Gjakovë sepse e di që janë sqimëtar në shije,  në muzikë,  kështu që unë jam ajo Irma që më pëlqen të vij këtu dhe gjakovarët më kanë pranuar.

Foto:Revista Bordo

Cila është ajo fshehtësia e Irma Libohovës që është kaq e dashur për adhuruesit e shumtë gjithandej trojeve shqiptare? Çka fshihet tek ti,  tek Irma?

Sinqerisht, në themel të gjithçkaje qëndron dashuria për njerëzit,  dashuria për punën, dashuria dmth. dashuri e ndërsjellë, e imja për publikun dhe e publikut për mua.

Dy tri fjalë ndoshta pak keni shëtitur në Gjakovë ç’të la përshtypje Irma?

Çarshia,  sigurisht më pëlqen shumë, nganjëherë edhe gatimet (qeshet) …Edhe gatimet më pëlqejnë. Kam edhe miqtë këtu në Gjakovë. E mbaj mend ditën kur ka hyrë NATO këtu. E kam një kujtim të trisht që ishte e shkatërruar,  e copëtuar , rënë të gjitha në tokë edhe kur i kam parë pas disa kohësh të ndërtuara aq shpejtë,  nuk mund ta imagjinosh dot çfarë gëzimi kam përjetuar në shpirt. Jo gëzim,  ngazëllim… Më shumë se gëzim kam përjetuar kur i kam parë gjërat të ndërtuara kaq shpejtë. Si të them,  ruaj kujtimet më të bukura edhe nga koha kur e kam parë se si u shkatërrua d.mt.h që i kam fshirë ato kujtime kur kam parë nga prapa dmth. se sa shpejt e kanë ndërtuar. Me një fjalë të themi shkurt ju dua…. Kur keni festa mos harroni të më ftoni, unë vijë me dëshirë në Gjakovë….