Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Volejbollistët gjakovarë shkëlqejnë ndaj KV Prishtina volley

Volejbollistët gjakovar të KV Vëllaznimi të cilëve po u prin strategu i volejbollit Petrit Shpata, kanë shkëlqyer të shtunën në mbrëmje duke e mposhtur KV Prishtina Voley  3:1 në sete(24:26, 25:19, 25:23 dhe 29:27) në kuadër të javës së gjashtë të superliges së volejbollit të Kosovës. Seti i katërt ka qenë me një finish dramatik, ku volejbollistët “kuq e zi” të prirë nga “snajperisti”  Osman Qepa, u treguan më të vëmendshëm për ta përmbyllur me fitore takimin e sontem. Dy net më parë ishte Prishtina Voley që mundi Vellaznimin 3 me 0 në garat për Kupën e Kosovës.

Me këtë fitore të rëndësishme KV Vëllaznimi ka dëshmuar se ka potencial për të mposhtur edhe skuadrat e kreut të tabelës dhe ka një të ardhme të mirë për faktin se nga ndeshja në ndeshje po aktivizohen volejbollistë të rinj..