Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Rruga Gjakovë-Tropojë me emrin e Eliot Engel

Gjakova e Tropoja dëshirojnë të bashkëpunojnë në shumë fusha. Kështu  thanë Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe kryetari i komunesë së Tropojes , Besnik Dushaj gjatë vizitës që i pari komunës më 28 Mars,  i ka  bërë këtij qyteti verior të Shqipërisë. Gjatë këtij takimi miqësor u bisedua për projektet dhe sfidat që ballafaqohen komunat. Gjithashtu gjatë këtij takimi u fol edhe për një projekt të rëndësishëm infrastrukturor, rruga Ponoshec-Bajram Curr për të cilën rrugë të dy kryetarët u dakorduan që t‘a emërojnë me emrin e mikut të përbashkët Kosovë-Shqipëri, diplomatin Eliot Engel.

Vlerësohet se ky projekt është  një mesazh i mirë për marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-amerikane, si dhe një vlerësim tjetër për mikun e shquar të Shqiptarëve. Z. Eliot Engël – kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan.