Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

KB VËLLAZNIMI në finalën e play-offit

Klubi I basktbolit Vëllaznimi është afër superligës. Pasi në Gjakovë e kishte mposhtur ekipin Don Bosko, me rezultat 70:54, Vëllaznimi ka shënuar fitoren e dytë me rezultat 68:76 në takimin kthyes të zhvilluar të hënën në mbrëmje në Prishtinë, për ta arritur kështu finalën e play-offit në Ligën e Parë.
Më të merituarit për fitorën e Vëllaznimit ishin Atik Koshi me 25 pikë, 5 kërcime e 3 asistime dhe Edmond Kryeziu me 23 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime.
Vëllaznimi në finalen të play-offit do të takohët me Feronikelin.