Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Gjakova, qendra ku nisë solemnisht gara e veteranëve të futbollit kosovar

Të martën (sot)fillon gara në Ligën e veteranëve të futbollit në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës. Komisioni i Ligës së Futbollit të Veteranëve të Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e garave të kësaj kategorie. Megjithatë, fillimisht është vendosur që ekipet e veteranëve të nisin garat për Kupën e Kosovës, që njëherësh do të jetë si përgatitje për fillimin e garave në Ligën e Veteranëve, që do të nisin nga muaji shtator. Gjakovën në këtë ligë do ta përfaqësojnë dy skuadra: Vëllaznimi dhe Gjakova, ndërsa përgatitjet kanë filluar kohë më parë. Momentalisht kjo ligë ka 16 skuadra të ndara në katër grupe. Sipas njërit nga iniciatorët e formimit të kësaj lige, Gëzim Daka, pjesë e skuadrave kosovare do të jenë kryesisht futbollistët që i takojnë brezit të art të viteve të 90, dhe kohës së pavarësimit të sportit kosovar. Sipas trajnerit të veteranëve të KF Vëllaznimi, Bujar Guta, pjesë e skuadrave gjakovare të veteranëve pritet të jenë edhe legjendat e futbollit gjakovarë, Ardian Kozniku, Lorik Cana e Besnik Hasi.

Kështu sot prej orës 16.30  në ceremoninë solemne që do të mbahet në stadiumin te pallati i sporteve Shani Nushi,   pritët të marrin pjesë drejtues të federatës së Futbollit të Kosovë, zyrtarë të lartë nga vendi dhe komuna dhe përfaqësues të të gjitha skuadrave të veteranëve të futbollit në Kosovë. Pas ceremonisë hapëse të këtyre garave do të zhvillohet takimi i vlefshëm për Kupën e Kosovës, në mes të veteranëve të futbollit Gjakova dhe Prizreni.