Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Veteranët e Vëllaznimit më të mirë se ata të Pejës,  1:0

Pasi dy ditë më parë ishte hapur Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës, me ndeshjen KF V Gjakova dhe KFV Prizreni 2:6, të enjten është zhvilluar ndeshja e radhës në mes të KFV Vëllaznimi dhe KFV Peja që ka përfunduar me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Ndrec Komani në minutën e 7-të.

Futbollistët veteran të Vëllaznimit që u aktivizuan me Pejën

Takimi i vlefshëm për Kupën Futbolistike të Kosovës, ka filluar me një minutë heshtje me rastin e vdekjes së Shinasi Berishes, gjyqtarit më të mirë të futbollit në Kosovë.

Pas shumë vitesh futbollistët e të dyja qyteteve u përballen mes vete duke kujtuar rivalitetin e madh që kishin jo vetëm ky brez I futbollistëve sa here që janë takuar mes vete. Ata pak shikues që ishin mbledhur në shkallët e stadiumit tek Pallati I Sporteve Shani Nushi, u ndanë të kënaqur me lojën e treguar nga të dyja ekipet. Trajneret e futbollistëve të Vëllaznimit, Bujar Guta e Fatos Brahushi, kishin sistemuar lojtarët në ato vende ku para disa vitesh apo dekadash kishin luajtur aktivisht për skuadrën “kuq e zi”.