Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Vëllaznimi: Vetëm futbollistët fitojnë, volejbollistët, hendbollistët dhe basketbollistët humbje

E shtuna nuk ka qenë me fat për sportistët e klubit Vëllaznimi. Futbolistët e KF Vëllaznimi kanë shënuar fitore 2:0 ndaj Kikës me golat e Lorik Rudit dhe Ardit Vokshit. Në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës Vëllaznimi takohet me Trepça 89. Ndeshja  luhet të mërkurën .

Nga Drenasi ka ardhë loja zhgënjyese e basketbollistëve të Vëllaznimit ku  është zhvilluar ndeshja e parë finale e Ligës së Parë të Kosovës në basketboll, ndërmjet Feronikelit dhe Vëllaznimit, të cilën me rezultat të thellë (97:56) e fitoi skuadra vendase. Vetëm çereku i parë ishti i barabartë, të cilin  me vetëm një pikë më shumë (19:18) e fituan  vendasit, përderisa ata të Vllaznimit, sonte nuk ishin në nivelin siç ishin në ndeshjet gysmëfinale ndaj Don Boskos. Të mërkuren luhet ndeshja këthyese

Humbje të shtunën në mbrëmje kanë shënuar volejbollistët e Vëllaznimit të cilët në Gjakovë pësuan 2 me 3 në sete nga Theranda duke lëshuar një rast të mire për fitore.

Në hendbollin për femra Vëllaznimi ka barazuar në Gjakovë me Jusuf Gervallen 24:24, kurse Shqiponja ka pësuar humbje në teren të vet me Kastriotin e Ferizajt 21:28 .