Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Drunjë dekorativ dedikuar gjithë atyre që dhanë jetën për Gjakovën dhe shqiptarinë

Komuna e Gjakovës do të  jetësoi një ide të veçantë të hënën. Ditën Ndërkombëtare të Tokës,  22 Prillin, Gjakova do t‘iu dedikoj gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit, atyre që besuan se Kosova mund të bëhet shtet një ditë.

“Për nder të të gjithë Dëshmorëve, Martirëve dhe të Zhdukurve të komunës sonë, ne si insitucion së bashku me të gjithë familjarët e të rënëve do të mbjellim fidane. Secili prej tyre do të mbart emrin përkatës, andaj ftojmë familjarët e dëshmorëve, martirëve dhe të zhdukurve të qytetit që të jenë të pranishëm në varrezat e Martirëve në Çabrat me datë 22 Prill nga ora 11:00.”, thuhet mes tjerash në njohtimin e komunës  duke bërë me dije se , mbjellet e fidaneve do të zhvillohen nëpër të gjitha rajonet e komunës së Gjakovës në data të caktuara deri më 5 Qershor 2019.

“Gjakova ka një trung të fortë degët e së cilës ia prenë padrejtësisht!”thuhet në njohtimin e komunës.