Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Koncert dedikuar të pagjeturve

Edhe 20 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, brenga për familjarët e të pagjeturve mbetet e madhe. Deri me tash është zbardhur fati i mbi 70% të personave  që më parë ishin kidnapuar, vrarë e masakruar dhe varrosur nëpër varrezat masive,  ndërkohë që momentalisht në Kosovë mungojnë edhe 1.647 persona të pagjetur . Këto të dhëna i prezantoi të martën mbrëma Jahja Lluka, koordinator nga Qeveria e Kosovës  për shoqatat vendore me ato ndërkombëtare të të pagjeturve pas koncertit që u shfaq në Gjakovë me dedikim personave të pagjetur.”Krimi nuk mplaket, një ditë të gjithë do të dalin para drejtësisë”,  ka thënë Lluka.

Në ditët kur në Gjakovë po përkujtohen viktimat e shumta si pasojë masakrave të njëpasnjëshme të ndodhura gjatë muajit prill të vitit 1999, Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, mbrëmë shfaqi një Koncert koral dedikuar personave të pagjetur si dhe u shfaq filmin dokumentar Ferdonia,  që i kushtohet gruas heroinë nga Gjakova e cila i ka humbur të gjithë pjesëtaret e familjes në luftën e fundit.

Nën udhëheqjen e Hajrullah Sylës, dirigjent, Kori dhe Orkestra e Shkollës së Muzikës në Gjakovë, për adhuruesit e muzikës klasike  e ku ishin të pranishme  edhe përfaqësuese të shoqatës “Thirrjet e nënave”  interpretuan vepra të njohuar të autorëve të huaj dhe shqiptar. Koncerti ka filluar me Fratres të Avo Part, pastaj këngën shkodrane “Mori drandafilja e vogël”  të Konstatin Trakos,  “Bring me e Little water”  që ishte një interpretim i shkëlqyer i shoqëruar edhe me lëvizje trupore e duartrokitje të anëtarëve të korit . Disa vepra të koncertit në piano i shoqëroi Yllka Shyti,

Pas koncertit u shfaq filmi dokumentar “Ferdonija”  në të cilin flitet rreth tragjedisë së Ferdonie Qerkezit , realizuar nga Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti. Ky dokumentar rrëfen vuajtjet shpirtërore, sfidat e përditshme, dhe trysninë sociale që kjo grua përjeton, si dhe përpiqet që të hedhë dritë mbi pasojat që historia ka lënë tek të mbijetuarit e saj.