Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Art Luzha,  po shkruan histori me hendbollistët 21 vjeçar kosovarë

Studenti i vitit të tretë të Fakultetit të Edukatës Fizike në Prishtinë, dhe portieri perspektivë i klubit të hendbollit Vëllaznimi dhe përfaqësueses së Kosovë U 21, Art Luzha ka shkëlqyer edhe një herë në një garë ndërkombëtare. IHF Trophy Intercontinental, që  u zhvillua në Prishtinë.  Ishte një rast historik për Kosovën, pasi kombëtarja U21 ka fituar kampionatin IHF Trophy dhe kështu ka siguruar biletën e fundit për kampionatin botëror të juniorëve që zhvillohet në Spanjë në korrik. Është hera e parë që Kosova është kualifikuar në botëror në të gjitha sportet, në të gjitha nivelet, për meshkuj apo femra. Në këtë histori është edhe  hendbollisti nga Gjakova Art Luzha.  Arti, i rritur në një familje hendbolli,(i biri i ish hendbollistit dhe tash trajnerit Uran Luzha),   në ndeshjen finale shkëlqeu me pritjet bravuroze. 

Ne jemi ngazëllyer nga suksesi i skuadrës, po ti?

Ishte një ndjenjë shumë e mrekullueshme pasi që kemi bërë një rrugëtim,  me të vërtetë,  mjaft të gjatë. Sëpari duhej të kalonim zonën evropiane që kishim të bënim me shtete mjaft të forta,  si: Gjeorgjia,  me të cilën fituam në një dramë të vërtetë,  ashtu edhe me Moldavinë,  pastaj erdhi edhe radha e trofeut Interkontinental që u ndeshëm me SHBA-në, Australinë, Kanadanë dhe kishte shumë shtete tjera,  me të vërtetë mjaft të forta,  por ne ia arritëm qëllimit kryesor.

Për këtë finalen e fundit,  në Prishtinë si ka qenë e organizuar gara ?

Kanë qenë 6 ekipe të përbëra prej dy grupeve. Dy  grupe nga 3 ekipe. Ne kemi qenë në grupin A së bashku me Taipe-in Kinez dhe Nigerinë ndërsa grupi B ka qenë Australia , ShBA dhe Paraguaj.

Gjatë përballjeve me Nigerinë dhe Taipein kinez për të arritur tek finalja si kanë shkuar ato ndeshje,  a kanë qenë të vështira?

Dy ndeshjet e para të grupit i filluam mjaft mirë. Ndeshjen e parë me Taipein kinez me të cilin u takuam edhe në finale,   në ndeshjen e parë të grupit e fituam me rezultat prej 8 golave epërsi.

Qershia mbi torte padyshim që ka qenë finalja që kemi pasur rastin edhe ne ta shikojmë përmes ekraneve televizive me Taipein kinez kanë qenë ato pritjet tuaja të jashtëzakonshme që i kanë dhënë krahë Kosovës çfarë mund të na thuash duket se 17 minuta nuk keni pësuar gol ?

Deri në minutën 17 rezultati ka qenë 9:1 do me thënë për 17 minuta ne kemi pësuar vetëm një gol.

Sa goditje a i keni numëruar sa goditje i keni prit?

Në protokoll kanë qenë në ato 17 minutat e para kanë qenë 12 pritje pastaj edhe disa pritje pas 17 minutave me një total 17-18 pritjeve. ….(shkrimin e plotë e gjeni në numrin më të ri të Revistes Gjakovapress nr.125)