Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Konvikti i Gjakovës strehë e ngrohtë për nxënësit dhe studentët udhëtarë

Intervista: Agron Kryeziu, drejtor i Konviktit Sadik Stavileci 

Konvikti i nxënësve dhe studentëve Sadik Stavileci në Gjakovë është bërë krahë i fortë i shkollarëve udhëtarë nga shumë treva nga Kosova dhe Shqipëria për të arritur suksese në shkollat e mesme dhe universitet ku ata ndjekin studimet. Në fakt, rreth 150 nxënës e studentë, të vendosur në këtë institucion, tash kanë kushte shumë të volitshme banimi pas investimeve të fundit të organizatës Tika të Turqisë. Drejtori i konviktit Agron Kryeziu, i cili këtë detyrë e mori nga fillimi i këtij viti, tha se konvikti ofron shërbime shumë cilësore për konviktorët duke filluar nga dhomat, kuzhina, salla e leximit, dhe rekreacioni .

Për punë të suksesshme, kërkohet një rregull dhe disiplinë shtëpiake që mundë ta hetosh në të gjitha ambientet e konviktit. Drejtori Agron Kryeziu i cili këtë post e ka marrë nga fillimi i këtij viti,  ka përmendur edhe angazhimin e pakursyer të stafit punues në punën edukative me konviktorët. Ja intervista që bëmë :

Agron Kryeziu, drejtor i Konviktit Sadik Stavileci

Si po ju ecën punët ?

Mirë, jemi në rrugë të mirë  që shërbimet tona ti ngrisim edhe më lartë. .   Konvikti  me të vërtetë ka një staf të mrekullueshëm. Më kanë pritur mirë . Kemi filluar punët ashtu si duhet,  do të thotë,  është një staf që e di punën e vet, e di çka kanë detyra, janë të përkushtuar në punë, janë të saktë në orar, në disiplinë. Mund të them që janë një staf i mrekullueshëm.

Pas rinovimeve të fundit që i ka bërë “TIKA” turke konvikti ka fituar një pamje krejtësisht të re. Çfarë kushte në fakt kanë nxënësit dhe studentët që janë të strehuar tek ju?

Së pari dua ta përshëndes organizatën joqeveritare turke “TIKA” . Duhet ta falënderoj në emër të stafit, në emër të komunës sepse ka bërë një punë të mirë. Dihet që konvikti nuk ka pas investime një kohë të gjatë. Është rinovuar një pjesë ku tash vajzat banojnë. Është bërë me kushte mjaft të mira, po ashtu është investuar edhe në kuzhinë ku tash kushtet janë shumë më të mira. Konviktorëve   iu ofrojnë kushte të volitshme banimi e ushqimi.  Përveç kuzhinës është salla e televizionit, është salla e leximit,  biblioteka, pastaj  kanë hapësira të duhura rekreacioni në oborr.  Të gjitha këto i ofron konvikti për nxënës dhe student . E dimë se ka akoma  nevojë që t’iu ofrojmë kushte gjithnjë e më të mira , prandaj  ne jemi të angazhuar në këtë drejtim. Unë si e kam marr detyrën e drejtorit  e kam si synim  ta bëjmë një fushë sportive për konviktorët që ta kalojnë atë kohën  e lirë (që mund të luajnë futboll, basketboll etj.), një fushë siç janë nëpër të gjitha shkollat e komunës së Gjakovës . E kemi premtimin nga kryetari i komunës,  por duhet të presim tash derisa ti vjen  radha projektit tonë.

Sa nxënës e student i shfrytëzojnë shërbimet e konviktit Sadi Stavileci?

Këtë vit kanë startuar me 165 nxënës dhe student. Për momentin kemi 146. Është një kapacitet,  për numrin që ka stafi jonë,  është një numër pak më i tepërt por me një angazhim, me një përkushtim arrijmë  të ju ofrojmë të gjitha kushtet të gjithë nxënësve dhe studentëve.

A ka më shumë nxënës apo student?

Ka nxënës më tepër. Vajza ka më tepër për shkak se janë krijuar kushtet shumë të mira me rinovimin e pjesës tjetër që kishte mbetur. Kjo pjesa e re ka  mundësuar që  tash të bëhet  ndarja. Njëra anë  është e veçantë e vajzave dhe tjetra e meshkujve.

Nga cilat qendra vijnë më së shumti konviktorët në Gjakovë?

Degët dhe profesionet e veçanta që janë në Gjakovë kanë tërhequr vëmendjen e shkollarëve nga viset e largëta për tu regjistruar. Udhëtimi  në distanca të largëta u sjell telashe, prandaj mënyra më e mirë për ta padyshim se është vendosja në konvikt.  Ka nga të gjitha viset….(shkrimin e plotë në numrin më të ri të revistes Gjakovapress 125)