Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Me fat muaji i bekuar i Ramazanit !

Besimtatarët musliman anekënd botes të hënën kanë filluar Muajin e shenjtë të Ramazanit. Komuna e Gjakovës permes faqes zyrtare ,  të gjithë besimtarëve musliman iu ka  uruar  Muajin e Shenjtë të Ramazanit duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranueshëm!

Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë ka uruar  besimtarët muslimanë të Kosovës, diasporës dhe të gjitha trojeve shqiptare muajin e bekuar të Ramazanit, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar, shtim të ibadetit, fisnikërim të ndjenjave dhe përkushtimin ndaj fitimit të kënaqësisë së Krijuesit të gjithësisë.
“Lusim Allahun e Gjithmëshirshëm që gjatë këtij muaji të bekuar në zemrat, fjalët dhe veprat tona të mbizotëroj paqja, dashuria, vullneti për të mirë me synim të arritjes së urtësive dhe të mirave që i përcjell ky muaj.
Allahu ua pranoftë agjërimin dhe çdo punë të mirë me të cilën do të fitohet kënaqësia e Tij. Me fat muaji i bekuar i Ramazanit” thuhet në urimin e Këshillit të  Bashkësisë Islame në  Gjakovë