Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Bie perdja e Mitingut të Poezisë 55 në Gjakovë

Flutura Açka, fituese e cmimit “Ali Podrimja” për poezinë më të mirë në orën letrare të Mitingut

Pas një jave me promovime librash, tribunën letrare dhe me orën e madhe letrare,  ku poetë nga trevat shqiptare dhe mysafir nga bota lexuan poezitë e tyre,  ka përfunduar mbrëmë  mitingu i 55 me radhë i poezisë ku u ndanë edhe çmimet tradicionale. Poeti Skender Buqpapaj ka marrë çmimin kryesor të mitingut në jubileun e 55-të. Këtë çmim e ndau Muharrem Kurti  kryetar i  klubit letrar Gjon Nikollë Kazazi.

Shqipe Bytyqi, fituese e cmimit “Yllka Domi”

Vepra “Vitet që nuk sollën pranverë” të autorit Xhevdet Bajraj u vlerësua me çmimin e parë Din Mehmeti  për librin me poezi më të mirin të botuar mes dy mitingjeve. Për këtë,  arsyetimin e dha kryetari i jurisë, kritiku letrar Ramadan Musliu. Krijuesja e njohur Flutura Açka rrëmbeu çmimin Ali Podrimja  për poezinë  me titull “Gri”, si poezia më e mirë e lexuar në orën e madhe letrare në Gjakovë. Fituesja e këtij çmimi Flutura Açka  u shprehë falënderuese për këtë mirënjohje që i bëhet krijimtarisë së saj.

U nda edhe Çmimi Yllka Domi që kësaj radhe  i takoi poetes gjakovare që jeton në diasporë, Shqipe Bytyqi. Ajo u shprehë e lumtur për faktin se çmimi mbanë emrin e poetes dhe dëshmores Yllka Domi.

Ndryshe krahas shumë poetëve nga Kosova e Shqipëria, këtë edicion të Mitingut e kanë madhështuar me pjesëmarrjen e tyre edhe poetët ndërkombëtar Rikardio Rubio nga Argjentina, i cili u nderua me çmimin Nënë Tereza dhe Maria Sameiro Do Barroso nga Portugalia, dhe Laura Garavaglia nga Italia për të cilët komuna e Gjakovës ndau mirënjohje.

Dita e djeshme ishte e mbushur aktivitete të shumta që kishte nisur me oren letrare për fëmijë tek sheshi nënë tereza pastaj kishin vazhduar gjatë gjithë ditës me orët letrare në Junik si dhe në Fakultetin Filologjik, në Gjakovë. Tribuna Tradicionale e  Mitingut  me temën “Letërsia shqipe dhe politikat kulturore” ku Ligjëruan : Flutura Açka dhe  Dr. Ibrahim Berisha, nxori mendime, vlerësime e kritika nga të pranishmit.