Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Poster: Ansambli “Shqiponja Dukagjinit” nga Festivali i lojrave popullore në Shkoder

Ansambli Shqiponja Dukagjinit ka marrë pjesë me sukses në “Lojna Popullore Fest”, Edicioni i 12-të, që u mbajt në Shkodër . Nën përkujdesjen e  koordinatorit artistik, Muhamet Morina, në këtë festival u prezantuan vlera të larta artistike të treves sonë.

“Në Shkodër ku  përfaqësuam Gjakovën ne interpretuam  “Vallen Dardane”,  pastaj  lojna popullore si: “Dake” dhe “Shi- shi”, si dhe këngën e  kënduar nga Dafina Kastrati “Moj Kosovë e kuqe”. U dekoruam me Vendin e tretë në festival që është një mirënjohje e madhe për trupën tonë, ” tha Morina, i impresionuar me këtë manifestim që ruan traditat dhe trashëgimin kulturore të trevave shqiptare.( më gjersisht në revistën nr 125 Gjakovapress(