Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Dy sfidat e Vëllaznimit për superligë: Pritjet e “kikseve” të Besës dhe Dukagjinit për ti ikur barazhit

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e javës së 29-të të ligës së parë futbolistike te Kosovës. Vellaznimi pas fitores se thellë të dielën me Besën e Pejës 4 me 0 , nesër luan me Istogun. Është ndeshja e parafundit e këtij kampionati. Ndërkohë që ndeshja e fundit është në Gjakovë me Bashkimin e Koretinës.  Janë krijuar rrethana të reja në kreun e tabeles klasifikuese . Dy fitore të skuadrës gjakovare dhe një “Kiks”, barazim eventual I Dukagjinit apo Besës në dy ndeshjet e ardhshme, ia mundëson Vëllaznimit  inkuadrimin e drejtpërdrejtë në superligë. Ky rast u mundësua pasi KF Dukagjinit, nga Komisioni i garave të FFK-së dhe ankesës së Vellaznimit,  iu morën 3 pikët e fitores,  pas inkuadrimit të një futbollisti me katër karton në lojën e fundit me Vushtrrinë. Sipas kësaj gjendje, superliga për “Kuq e zinjtë” , mumdë të arrihet përmes inkuadrimit të drejtpërdrejtë,  me pozitën e dytë në tabelë, apo përmes ndeshjes së barazhit, që fatkeqësisht viteve të fundit po e tregohet e pafat për Vëllaznimin.