Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

‘Fizikanët’ dhe ‘Shumë zhurmë për asgjë’, premierat e radhës në Teatrin e Gjakovës

Shfaqja “Fizikanët” pritet të jetë premiera e radhës, e para për këtë vit që do të realizohet nga Teatri “Hadi Shehu” në Gjakovë.

Provat për realizimin e kësaj shfaqje me regji të Kastriot Saqipit kanë nisur javë më parë, dhe premiera e saj pritet të realizohen në muajin maj të këtij viti.

Përveç “Fizikanëve”, Teatri  “Hadi Shehu” do të sjellë edhe projektin tjetër “Shumë zhurmë për asgjë”, me regji nga Zana Hoxha Krasniqi, premiera e së cilës, poashtu pritet të realizohet deri në korrik të këtij viti.

Drejtori i Teatrit “Hadi Shehu”, Edi Kastrati ka pohuar për Kallxo.com, se këto dy premiera do të jepen për publikun gjakovarë në pjesën e dytë të këtij viti. E para sipas tij, “Fizikanët” pritet të jepet premierë për pak javë.

“Këtë vit jemi në përgatitje të 2 shfaqjeve ku premierat do të jenë në pjesën e parë të vitit, shkurt- korrik”, ka thënë ai, duke shtuar se tashmë në proces është hartimi i monografisë për Teatrin e cila pritet të realizohet në pjesën e dytë të këtij viti.

Teatri i Gjakovës, aktualisht ka të punësuar 4 aktorë rezidentë, një inspektor skene, skenograf dhe një rrobaqepës, të gjithë këta si punëtorë me kontrata të rregullta.

“Pjesa tjetër e stafit që nevojitet për realizimin e projekteve të teatrit angazhohet dhe kompensohet sipas punës që kryen në kohë të caktuar”, ka pohuar drejtori Kastrati. Ndërsa ka thënë se teatri që ai drejton nuk përballet me vonesa sa i përket pagave të punëtorëve të tij.

LAJM I MIRË PËR TEATRIN E GJAKOVËS

Lajmi se Komisioni i Granteve i Qeverisë së Kosovës, në mbledhjen e tij të rradhës, aprovoi Kërkesën për rregullimin e financimit të Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës,

Ka gëzuar drejtuesit e teatrit të qytetit “Hadi Shehu”. Me këtë vendim lejohet shtimi i numrit të punëtorëve të teatrove nëpër komunat përkatëse, krijimi i kodeve buxhetore dhe duke rregulluar pjesën e financimit të projekteve ose produksioneve të tyre!

“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm dhe ditë historike për teatrot e qyteteve dhe komunitetin artistik të tyre, të cilët që nga paslufta nuk kanë arritur të stabilizohen deri tash” thuhet në reagimin e drejtorit Edi Kastrati, shkruan Gjakovapress.