Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Avni Mula për Gjakovën

Këngëtari dhe kompozitori mbarëkombëtar Avni Mula ka lindur në qytetin artdashës e arsimdashës të Gjakovës më 1928  në një familje po kështu të etshme për arsimim, si shumë familje të këtij qyteti që ka dhënë në të kaluarën dhe në të tanishmen shumë njerëz të pushkës e të penës.  Anipse krejt jetën e ka kaluar në Shkoder e Tiranë, ai gjithmonë u “dogj” malli për Gjakovën. Për ta kujtuar këtë figurë kolosale të muzikes , po shkepusim një fragment nga intervista në Gjakovapress të vitit 2008.

 ….Sa herë shkoj unë atje përlotem. U premtova se do të vij bashkë më Invën në një koncert të madh. Unë shkrova dhe një këngë për Gjakovën. Isha borxhli për të shkruar në këtë qytet. Bashkë me korin e madh të qytetit. Mu kujtua nëna ime që sa herë e merrte malli për Gjakovën dhe bënte pite ose kulpite siç i thonë në Gjakovë, ajo gjithmonë qante dhe pitja përzihej me brumë, ujë dhe me lotët e saj. Edhe mu bashkë me të më dilnin lotët. Ajo ishte pite magjike, “lulzon fusha, lulzon mali bukuri ka ra në sevda për atë këngë më ka marrë malli…”. Ndërsa në Gjakovë unë fillova fill pa orkestër me këngë “…lulzon fusha, lulzon mali bukri, ka ra në sevda”. Këtu ishin brumi i melodisë që mora nga kënga e nënës, por unë në këtë koncert shtova edhe diçka tjetër “…moj Gjakovë sa m’ka marrë malli, iket këngë du me ta këndu …”, edhe më pas futet kori bashkë me Invën. Ishte diçka e jashtëzakonshme. Unë jam gjakovar dhe e kam nder që jam prej atij qyteti dhe e dua aq shumë sa nuk ka fjalë me e thanë….

Këtë dashuri të madhe për vendlindjen, artisti  madh e ka shprehë edhe me këngën që ia dedikoi vendlindjes e të cilën e interpretoi për herë të parë në Gjakovë sëbashku me të bijen, artisten e madhe Inva Mula. 

Këngë për Gjakovën

(Avni Mula)

Lulzoi fusha, lulzoi mali

Bukuri ka ra n’sevda.

Moj Gjakovë, sa m’ka marrë malli!

Nji këtë kangë du’ me t’a knu-e.

Shpresat ka mote

Kanë marrë arratinë.

Sa ditë kanë mbetur

Të hapura? – Nuk di.

Malli për ty

Më vranë në shpirt.

Kangët e ambla

Plot melodi.

Ref.:

Vitet kalojnë

Dhe s’kthehen ma

Buz’qeshja m’lindë

Me mall plot.

Ka hapur zemrat

Dhe fole një shprese

Larg nga Çabrati

Gjakovën përshëndet.

Tani unë erdha

Se malli m’kish marrë.

Dy fjalë me juve

Unë do t’kuvendoj.

Nëpër rrugë, nëpër kalldrema

Këngët e zemrës kurr mos t’harroj.