Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Nxënësit gjakovarë prijnë në aksionin për një Gjakovë të pastër

Aksioni për një Gjakovë të pastër ka mobilizuar dhe angazhuar një numër të madh të nxënësve të shkollave tona por edhe bashkëqytetarët përgjithësisht. Gati të gjitha shkollat fillore në qytet e fshatra  dhe disa  të mesme kanë  bërë punë të madhe në rregullimin dhe gjelbërimin e oborreve të shkollave. Në veçanti imagjinata e nxënësve me ide të shkëlqyeshme për një mjedis të rregulluar, ka sjellur nëpër oborret e shkollave art të vërtetë të mbjelljes së luleve.  Është pozitive se ky aksion ka nxitur edhe disa shkolla që për dekada, fatkeqësisht,  i kishin lënë oborret në gjendje të mjerueshme. Tash ato mjedise kanë pamje fantastike!

Edhe në mjedise tjera, nëpër lagje , mjedise pune,  sheshe e institucione , këtë pranverë ka një aktivitet më të shtuar . Aksioni që kishte nisur me 20 Mars , do të mbyllet me 31 maj , por komisionet vlerësuese vërtetë do ta kenë vështirë për të dhënë shpërblimet për më të mirët, pasi shumë mjedise të tilla të bukura gjenden gjithandej komunës së Gjakovës. Pa marrë parasysh se kush do të dali fitues, e rëndësishme është që gjithë vullnetarët i dhuruan Gjakovës një pamje të bukur, ashtu siç e meriton ta ketë gjatë gjithë vitit.