Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

FC Liburni fton tifozerinë në Prishtinë për ta ndarë gëzimin e fitores

Klubi i futsallit Liburni të enjten (6 Qershor)  zhvillon  ndeshjen më të rëndësishme për këtë vit, sepse  me fitoren e dytë  eventuale të finales së plej ofit me Prishtinën, e shpall Kampion të  Superligës së  Kosovës në Futsal dhe i  dhuron biletën për ta përfaqësuar Gjakovën dhe Kosovën në elitën e futsalit Europian UEFA Futsal Champions League. Sic dihet Liburni është në epërsi 1 me 0 me ndeshje, pasi mposhti të dielën Prishtinën, me rezultat 3-2 në një ndeshje fenomenale dhe në një atmosferë që rrallë shihet në vendin  tonë. Eventualisht nëse ndeshja e neserme shkon në favor të Mabetex Prishtinës, atëherë zhvillohet ndeshja e tretë dhe e fundit e finales së madhe në Gjakovë, e cila do të jetë një spektakël i vërtetë dhe do të jetë ndeshja e cila përcakton përfundimisht kampionin e këtij viti.

Kryesia e klubit dhe futbolistët kanë ftuar  të gjithë futbolldashësit gjakovarë , të cilët kanë mundësi të udhëtojnë për në Prishtinë   në përkrahje të Liburnit dhe së bashku ta ndajnë gëzimin e fitores.