Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Një javë plot veprimtari për 14 Qershor- Ditën e çlirimit

image description

Dita e çlirimit të Gjakovës 14 Qershori do të shënohet me një serë veprimtarish kulturore e artistike të cilat do të nisin nga dita e nesërme për të vazhduar me ndarjen e mirënjohjeve, Nderi i Gjakovës dhe për tu  përmbyllur me 14 Qershor me homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe me koncertin festiv.

Në 20 vjetorin e çlirimit të Gjakovës, sektori i sporteve gjithashtu ka planifikuar të mbajë gara të ndryshme sportive në disa disiplina sportive. Aktivitetet për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit do të nisin me koncertin e ansamblit profesionist “Shkëlzen Doli” ndërsa të  hënën  paradite do të organizohet “Memoriali në çiklizëm. Pasdite do të bëhet promovimi i monografisë për Qamil Luzhën. Të martën në vazhdën e këtyre organizimeve do të hapet panairi me prodhime vendore, për të vazhduar me ditën e mërkurë me hapjen e një ekspozite nga nxënësit e shkollave të Gjakovës si dhe aktivitete sportive në futboll dhe takwaundo.

Të entjën aktivitetet do të nisin pasdite, në fillim me ceremoninë e themelimit te akademisë së futbollit “Naim Kryeziu” si dhe inaugurimin e  fushës sintetike në Shkugez, për të vazhduar në mbrëmje me një koncert të ansamblit muzikor të qytetit. Ditën e enjte komuna e Gjakovës me një organizim të veçantë do të mbajë një ceremoni për të nderuar figura të njohura të Gjakovës me çmimin Nderi i Gjakoves . Aktivitetet në ditën e çlirimit më 14 qershor, do të fillojnë  në mëngjes me homazhe ne varrezat e dëshmorëve dhe martireve, për të vazhduar më pas me aktivitete sportive, në boks, kik boks dhe volejboll. Aktivitetet festive do të mbyllen në mbrëmje kur ne platon e pazarit te vjetër,  do të mbahet një koncert festiv si dhe do të bëhet ndezja e fishezjarreve.