Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Shfaqet premiera “Shtëpia e fizikanëve”

Trupa artistike e Teatrit të qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë  të premten mbrëma  shfaqi  premierën e komedisë “Shtëpia e Fizikanëve” me regji të Kastriot Saqipit. Asistetn i regjisë ishte Valon Pallaska. Ishte shfaqja e parë për këtë vit e autorit Fridrih Durman në të cilën bëhej fjalë për një periudhë të pas luftës së dytë botërore por që  me një porosi universale korrespondon ngushtë edhe me aktualitetin në Kosovë.

Publiku e mirëpriti lojën e aktorëve gjakovarë,  Besfort Berberi, Ylber Mehmeti, Alban Goranci, Elida Shasivari, Myrvete Kurtishi, Altina Kusari, Vlera Pylla dhe Yllka Lota. Skenografia e Petrit Bakallit ishte në funksion të shfaqjes.

Para shfaqjes së premierës, drejtori i Teatrit të qytetit,  Edi Kastrati, i ndau mirënjohje inspicientit shumëvjeçar të kësaj shtëpie teatrore  Ilhami Kurtishi me rastin e daljes në pension.