Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Ansambli Shkelzen Doli në valët e muzikës së filmave shqiptarë

Ansambli,  që mban emrin e violinistit të njohur dhe anëtarit të Filarmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli,  te dielen mbrëma u  prezantua me koncertin e radhës që kësaj here në repertor kishte  muzikën e filmave shqiptarë. Gjitha këngët u përcollën në mënyrë profesioniste nga ansambli që i printe  mjeshtri madh i violinës Shkelzen Doli dhe me sekuenca nga filmat prej të cilëve ishte shkëputur muzika e paharruar por e ri-orkestruar nga Alfred Kaqinari dhe  drejtori artistik i ansamblit  Ruzhdi Sadiku. Disa këngë u interpretuan nga solistët gjakovarë : Vesa Smolica, Gent Haxhikadrija,  Vlona Boshnjaku dhe Drilon Shala si dhe grupi Zana nga Prishtina. Një këngë e interpretoi edhe kori i fëmijëve. Një pikë artistike që zgjoi kureshtjen e adhuruesve të muzikës , ishte edhe interpretimi i melodisë “Gjenaral gramafoni”, nga klarinetisti Dionis Mamusha.

Me kete koncert u shënua edhe nje vjetori i punes se palodheshme të Ansamblit në ruajtjen dhe kultivimin e muzikes se mirefilltë shqipe, që është edhe misioni i Ansamblit Shkelzen Doli.