Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Tirron Mamusha e filloi me boksin e vazhdoi me maratonën, synon lojërat olimpike

Gjakova ka shumë sportistë të talentuar që janë perspektiva e vendit. I tillë është 24 vjeçari Tirron Mamusha. Sportist nga “thembra deri në kokë”! E njoh nga fëmijëria. Është rrit në familje sportistësh, në lagjen që është fare afër Pallatit të Sporteve Shani Nushi, ku shumë fëmijë kanë kaluar dikur pjesën më të madhe të ditës, në terrenet e futbollit, hendbollit, basketbollit, në ambientet e gjelbëruara rreth e rrotull këtij objekti… I shkathët, plot energji, Tirroni fillimisht tërhiqet nga sporti fisnik –boksi, e më pastaj në vrapime. Nga një vogëlush që sportin e kishte marrë për hobi, tash ka arritur në një sportistë shembull për sukseset e arritura. Pothuajse çdo ditë e takojë me veshje sportive, tek niset për ushtrime apo kthehet pas dhjetëra kilometrave vrapim. Nga shtigjet e Gjakovës dhe Prishtinës ai ka përjetuar shtigjet e gjata në Romë, Athinë, Sarajevë… për ti matur forcat me vrapuesit e njohur ndërkombëtarë…Ai i ka vënë synim veti të arrijë kulmet në vrapimet e gjata dhe ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike. 

Cili është suksesi jot më i madhi deri me tash në vrapim?

Deri tash kam marrë pjesë në mbi 40 gara të vrapimit duke fillu në garat në stadium dhe gara rrugore 10 km halfmarathon dhe maratone, ndërsa rezultatin ml i mirë mundë ta  cek në Halfmarathonen e Prishtinës ne 21.1 km me kohen 1:13’40”.

 A mundë të na numërosh garat e viteve të fundit ku ke marrë pjesë?

Disa nga garat më interesante dhe më të rëndësishme, kanë qenë pjesë e aktivitetit tim si në  nivel kombëtare, mbarëkombëtar dhe ndërkombëtare. Kampion i Kosovës në 5.000m në stadium, kampion mbarëkombëtare ne 3.000 m në stadium, I bronzet në Kampionatin e Kosovës ne 10.000m, fitues në gjysmmaratonen e Gjakovës 2016, Fitues i Krosit të bardhë, I artë në mitingun ‘JAVA Evropiane’ në 3000m stadium, pjesëmarrës në kampionatin Ballkanik në Halfmarathon në Sarajevë vendi 10 ndërsa,  të bronzet si Ekipi I Kosovës, Pjesëmarrës në maratona e  Romes,  Athinës dhe Shkupit , e agjent në mitingun ndërkombëtare “4 match” në Elbasan Arena, Fitues në Prishtina Triathlon,  vendi i parë dhe së fundmi kampion i Kosovës në 21.1km në Gjysmaratonen e Prishtinës.

Së fundmi në gjysmëmaratonen e Prishtinës që u mbajt në fillim të muajit maj, kishin suksesin më të mirë individual në 21 kilometra. Çfarë mundë të na flisni për këtë aktivitet?

Këtë ka qene hera e 3-të që garojë në ketë gjysmëmaratonë, por këtë vit arrita që të triumfojë e të radhitem i 6-ti pas vrapuesve nga Kenia dhe I pari  nga garuesit shqiptarë dhe njëherit u shpalla kampion i Kosovës në 21.1km .

Ku e zhvillon aktivitetin tënd si atlet?

Unë tash tri  vjet jam pjesë e Klubit Germia 555 , dhe  jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi,  që padyshim është pjesë e çdo suksesi tim. Duhet me ju falënderua për përkrahjen,  Mimoza Kusari Lila , kryetares se  klubit Nebahate Maqastena, si dhe tash trajnerit Prof.Agron Muqaku. Edhe duhet me ju falënderua Fabrikës se rrobave  që tash 5 muaj jemi në bashkëpunim me veshje sportive të garave In Design &In Fabric nga Prishtina. 

Pse e zgjodhe atletiken si sport të zemrës?

Thjesht,  atletika më ka zgjedh mu, se te gjithë e dinë se  në fillim kam fillu me boksin. Por duke e parë se ky sport po përballet me   probleme në Gjakovë dhe në Kosovë, kam vendos me u tërheq nga boksi. Por nuk jam larguar  nga qëllimi im që e kam,  pra,  pjesëmarrjen në Lojërat olimpike.  Pas disa garave në vrapim kam vendos që më shumë ti përkushtohem këtij sporti. Ky përcaktim  padyshim se  lidhet edhe me përkrahjen e madhe qe e kam gjet tek Klubi Germia 555….(shkrimin e plotë mundë ta gjeni ne revisten Gjakovapress Nr. 126 që gjendet në treg)