Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Volejbollistët e rinj gjakovarë kampion të Kosovës

Volejbolli është një sport i dashur për rininë gjakovare. Viteve të fundit falë edhe shkollës së volejbollit që po funksionon me sukses nën drejtimin e ekspertit, Petrit Shpata, po dalin në shesh talenëtt e rinj. Këtë fundjavë, në Prishtinë, Klubi i Volejbollit Vëllaznimi nga Gjakova ka arritur të fitoj titullin e parë të Kampionit me grupmoshën U16. Lufta kryesore për titull u zhvillua ndërmjet tri skuadrave: Vëllaznimit, AS Vushtrrisë dhe Prishtinës.  Në fund për tri vendet e para u ndanë medalje, ndërsa për ekipin kampion te Vëllaznimit  edhe kupa.