Insitucionet komunale, Kuvendi Komunal, zyrat e vendit, Pallati I Kultures, Qendra kryesore e Mjekesise Familjare dhe ndriqimi public per 24 orë kishin ngel në terr për shkak se KEK-u kishte ndërprerë furnizimin me energji elektrike. Këtë akt të shkycjes së energjisë elektrike, e ka gjykuar te enjten, Mark Komani, drejtor I Drejtorisë së Administratës në Kuvendin Komunal të Gjakovës ,në një konferencë për gazetarë. Ai ka kritikuar veprimin e njëanshëm të KEKU-t për faktin se, sipas tij, Komuna është e rregullt në pagesat e borxheve.
“Kemi arritur që borxhet e vjetra edhe ato të të viteve 2003, 2004 e 2005 në vlerën prej 197 mijë eurove ti zvogëlojmë në 54 mijë euro, pasi dje kemi bërë pagesen e fundit prej 17 mijë eurove, prandaj është e pakuptimt shkyqja” tha Komani.
Derisa po mbahej konferenca per gazetarë, u bë me dije se KEKU_u sërish vazhdojë me furnizimin e institucioneve komunale me energji elektrike,nderkohe që për ndriqimin publik nuk u tha se a u hoq terri?! .(z.v)