Gjakovapress

250 pacient në ditë me simptoma gripoze

qendra mjekesise familjare250 pacientë vetëm brenda orarit të paradites së hënë dhe të martë kanë kërkuan ndihmën mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Shumica ankohen me simptoma gripoze dhe se bëhet fjalë kryesisht për sëmurje të organeve respiratorë:  Më të atakuarit janë personat e moshuar si dhe ata me sëmundje kronike, ndërkohë që javëve të fundit, është shtuar dukshëm edhe numri i qytetarëve me simptome të sëmurjeve të stinës. Stina e dimrit e shoqëruar me ndryshime të mëdha të temperaturave të ajrit si dhe mjegulla pothuajse permanente që nga fillimi i kësaj stine, ka reflektuar negativisht edhe tek shëndeti i qytetarëve të komunës së Gjakovës.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Violeta Xërxa-Thaqi,  ka apeluar tek qytetarët që mos të përdorin medikamente pa një vizitë paraprake tek mjeku:

Në anën tjetër, ndonëse qytetarët sëmundjet aktuale i cilësojnë si grip, specialistja e mjekësisë familjare në QKMF, Dr. Fehmije  Jaka- Zeka, ka thënë se bëhet fjalë kryesisht për sëmurje të organeve respiratorë dhe se duhet shmangur ambienteve të frekuentura.

Exit mobile version