Gjakovapress

252 familje kërkuan asistencë sociale

varfëria-kosovë-kryqi-i-kuq
Komuna e Gjakovës bashkë me Mitrovicen hynë mes komunave më të varfra të Kosovës. Nisur nga gjendja e vështirë ekonomike dhe sociale në Gjakovë, gjë të cilën shumë familje të komunës  nuk parapëlqejnë ta bëjnë publike përkatësisht ta ndajnë me të tjerët, në Qendrën për Punë Sociale në Gjakovë, thonë se  gjatë vitit 2015 kanë qenë 252 familje të cilat për herë të pare kanë aplikuar për asistencë sociale. Prej tyre 121 në kategorinë parë dhe 131 në atë të dytë.

Përkundër kritereve mjaftë rigoroze për tu bërë përfitues i kësaj ndihme, nisur nga fakti se bëhet fjalë për familje vërtet skamnore, komisioni përkatës ka aprovuar 215 kërkesa të parashtruara, ndërkohë që janë refuzuar 37.

Në anën tjetër,  kriteret e vështira kanë bërë që gjatë vitit të kaluar, 194 familje të ç’regjistrohen në tërësi nga lista e përfituesve të ndihmave, prej të cilave 115 në kategorinë e parë dhe 79 në të dytën.

Exit mobile version