Shkolla e mesme e mjekësisë Hysni Zajmi në Gjakovë edhe në këtë vit të ri shkollor, mbetet vatër atraktive arsimi për nxënësit që kanë përfunduar shkollën fillore. Nga dita e parë e regjistrimit, në klasat e dhjeta, në këtë shkollë ka pasur interesim për drejtimet e mjekësisë për të siguruar një ulëse në shkollën e mjekësisë. Gjokë Tahiri, drejtor i shkollës tha se në vitin e ri ka vend për 125 nxënës në 5 paralele për Asistent infermier i përgjithshëm , 25 nxënës Asistent infermier i pediatrisë dhe poaq nxënës Teknik i dhëmbëve , Laborant mjekësor, Teknik i farmacisë dhe Teknik i fizioterapisë . Një paralele prej 30 nxënësve do të jetë e hapur edhe në Junik.
Tahiri tha se ka kërkesa të mëdha për 6 drejtimet e shkollës së mjekësisë në Gjakovë, por veçohet drejtimi për Asistent infermier i përgjithshëm që është tejkaluar numri qysh në ditën e parë të regjistrimi, por janë kriteret ato që do të përzgjedhin më të mirët. Sipas tij listat e të pranuarve do të shpallen ditën e hënë(24 Gusht 20).
“Mundësia për tu punësuar në botën e jashtme ka shtuar intersimin për asistentë infermier të përgjithshëm. Kriteret për regjistrim në klasën e 10-të janë : Nota mesatare e të gjitha lëndëve (klasa 6-9) (60%) 60 pikë, nota mesatare nga lëndët prioritare (klasa 6-9) (40%) 40 pikë. Pastaj është kriteri i lëndëve prioritare nga suksesi që mesatarja e këtyre lëndëve të jetë 4 e më lartë. Lëndët prioritare për shkollën e mesme të lartë të mjekësisë janë: Fizikë, Kimi, Biologji dhe Gjuhë shqipe”, ka thënë drejtori Tahiri duke kujtuar përgatitjet që janë bërë për fillimin e Vitit të ri shkollor.