3 të infektuar dhe 3 të shëruar-Gjakova mbetet në zonën e gjelbër
Me 3 raste të reja, gjatë 24 orëve të shkuara , numri i të infektuarve nga Covid 19, në komunën e Gjakovës ka arritur në 2 mijë e 166. Në anën tjetër ka pasur 3 pacientë të shëruar. Nga muaji mars e deri me sot numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 1 mijë e 863. Aktualisht në komunën e Gjakovës janë 208 raste aktive me covid 19.
Spitali i përgjithshëm Isa Grezda në Gjakovë mbetet qendra kryesore e shërimit për pacientët e infektuar me virusin Corona. Sipas raportit të sotem, në repartet e këtij spitali, nën përkujdesjen e mantelbardhëve janë 52 pacientë . Prej tyre 22 janë të konfirmuar pozitiv, e 23 pacientë janë konfirmuar negativ. Të pakonfirmuar janë 7 pacientë. Me oksigjenoterapi janë 28 pacientë ndërsa në gjendje më të rënduar janë 2 pacientë që janë në respirator dhe 2 të tjerë në CPAP maskë. Nga stafi mjekësor sot nuk ka asnjë të infektuar.