Gjakovapress

Bayer Leverkusen vëzhgon gjakovarin Abrashi

Futbollisti me origjinë nga Gjakova, Amir Abrashi anëtarë I skuadres zvicerane Grasshopper  dhe I kombëtares së Shqipërisë, duket se do të shpërthejë akoma më tepër falë talentit të tij.   Skuadra zvicerane Grasshopper mund të humbasë së shpejti njërin prej futbollistëve të saj më të rëndësishëm  mesfushorin shqiptar, Amir Abrashi, i cili së fundmi ka veshur edhe fanellën e Kombëtares kuqezi dhe ka luajtur në ndeshjet e fundit eliminatore për botërorin “Brazili 2014”,pasi që  siç raporton “infoticker”, destinacioni i radhës i Abrashit mund të jetë Bundesliga gjermane.
Amir AbrashiGjithnjë sipas këtij burimi,  thuhet se ekipi i mirënjohur Bayer Leverkusen po e vëzhgon prej kohësh dhe po përgatit ofertën për të, pasi iu duhet një mesfushor pikërisht me tiparet që ka Abrashi.

Exit mobile version