Gjakovapress

445 kërkesa për 36 vende të lira për mësimdhënës

Viti ri shkollorNë Shkollat Fillore të komunës së Gjakovës   nis procesi i testimit të kandidatëve për mësimdhënës për vitin shkollor 2015-2016, ku për rreth 36 pozita të mësimdhënësve kanë aplikuar 445 kandidatë. Kërkesa më e madhe është për mësimdhënës të lëndës së matematikës dhe fizikës, ku mungojnë profesor të cilët i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara me konkurs.  Diana Qarkaxhia, drejtoreshë e Drejtorisë komunale për Arsim në Gjakovë, ndonëse nuk e ka prezantuar numrin e saktë të mësimdhënësve të cilët do të pranohen, ka veçuar  lëndën e biologjisë ku vetëm për një vend pune numri i kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet është shumëfish më i madh.

Kandidatët të cilët do ta kalojnë testin me shkrim do të ftohën në testin me gojë i cili mbahet të premten me 7 gusht ndërkohë që shpallja e mësimdhënësve  të cilët do të arrijnë të punësohen është në qendër të vëmendjes jo vetëm të atyre që kanë aplikuar por edhe të opinionit të gjerë në Gjakovë.

Exit mobile version