Gjakovapress

Gjakovarët pushtojnë skenën e “The Voice of Albania”

Voice gjakovaretVesa, Albi, Florenti dhe Besniku janë katër pjesëmarrësit nga Gjakova në spektaklin e Tiranes.  Dy nga katër konkurentët gjakovarë tek “The Voice of Albania”, Besnik Varaki dhe Albi Xhepa kanë vazhduar garen në këtë talent-shoë.

Besniku, i cili bën pjesë në grupin e Elton Dedës, në fazen e betejave u përball me Anisen nën interpretimin e këngës “Heaven”. Pas performances, Eltoni zgjodhi Anisen, por trajnerja tjetër, Alma Bektashi i dha edhe një mundësi konkurentit gjakovarë duke e marrë në grupin e saj. Ndërsa, pas interpretimit të këngës “Falling sloëly” edhe Albi Xhepa arriti të kalojë fazen e betejave pasi trajneri i tij, Sidrit Bejleri vlerësoi se ai pati një performancë më të mirë se Dafina, vajza që ju vu përballë në këtë sfidë. Fazen e betejave më parë e ka kaluar edhe Vesa Smolica, ndërsa pritet edhe me kuriozitet edhe paraqitja e Florent Abrashit, gjakovarit të fundit që merr pjesë në këtë talent-shoë, i cili ka bërë një paraqitje të mirë ne audicionet e fshehura.

Kush është talenti  i ri Besnik Varaku:

Mosha: 22 vjec
Vendlindja: Sarajave
Vendbanimi: Gjakove
Shkollimi: Fakulteti Teknik i Ndertimit
Kenga: ‘You give love a bad name’

Besniku vjen nga nje familje e madhe, sebashku me prinderit, vellain dhe dy motrat e tij. Mbeshtetjen dhe shtysen me te madhe per te qene pjese ‘The Voice’ e ka nga vellai i tij me te cilin eshte shume i lidhur. Lidhja e tij me kengen ka nisur perpara tre vjetesh me krijimin e nje grupi, ‘Purple Leaf’, ne fillim si kitarist e me pas si vokalist. Grupi ka performuar muzike live te rrymes ‘grunge’ e cila eshte edhe rryma e tij e pereferuar, sebashku me ate ‘rock’. Grupi i tij i preferuar eshte ‘Guns N’ Roses’. Te ardhmen e tij e shikon si inxhinier por pa lene mbrapa asnjehere muziken.

Exit mobile version