Saturday, December 28, 2024
Lajme

Mbështetje e Ministrisë së Drejtësisë dhe Eulex-it për rend dhe ligj

EulexGjatë takimi që dy zyrtarët e lartë të sundimit të ligjit dhe drejtësisë në Kosovë,  zv/kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë  të Republikës së Kosovës Hajredin  Kuqi dhe shefi i emisionit të EULEX-it Bernd Borchardt e kanë zhvilluar të hënën me kryetaren e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, është përmendur vendosmëria, në veçanti e  EULEX-it, për vendosje të rendit dhe ligjit, respektim të tij, ndëshkim për të gjithë kryerësit e veprave penale, pavarësisht llojit dhe natyrës së tyre.

“Aktualisht jemi duke punuar në mbi 200 raste ndërkohë që jemi duke ju ndihmuar edhe kolegëve kosovarë në zgjidhjen e çështjeve të tyre. Kjo është shifër në nivel të Kosovës, ku natyrisht nuk përjashtohet as komuna e Gjakovës”, ka thënë shefi i EULEX-it Borchardt.

Lidhur me këtë angazhim në fushën e Dritësisë dhe Ligjit , Borchardt e ka njoftuar kryetaren Kusari – Lila për bashkëpunimin që EULEX-I me policinë e Kosovës  ka në Gjakovë dhe me gatishmërinë dhe angazhimin e njerëzve të EULEX-it për të t’i ofruar ndihmë policisë dhe Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

E përkrahje për një komunë më të qetë siç është Gjakova, ka premtuar edhe zëvendës kryeministri dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi.

“ Gjakova e ka përfituar Gjykatën Themelore dhe Prokurorinë Themelore ndërsa tani premtoj se shumë shpejtë do ta ketë edhe Drejtorinë Rajonale të Policisë. Kjo besoj se do të jetë shumë shpejtë, sepse premtimet  dhe angazhimi im nuk lidhen me vite por me ditë” ka thënë Kuqi.

Kryetarja e komunës Gjakovës Mimoza Kusari – Lila ka thënë se institucioni që ajo drejton por edhe të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës, janë të interesuar që rendi dhe Ligji të jenë primare në komunën e Gjakovës.