Vërshojnë aplikuesit për konkursin e shkollave
Ka mjaftuar shpallja e konkursit për të zgjuar një interesim jashtëzakonisht të madh të aplikuesve për të konkurruar për vende pune nëpër shkollat tona. Në fakt të martën, Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjakovë, ka publikuar Konkursin për nevojat kadrovike të 24 shkollave fillore dhe të mesme të komunës për vitin e ri shkollorë 2014/2015. Sipas këtij konkursi, institucionet arsimore të komunës për këtë vit shkollorë kanë kërkuar 93 arsimtarë profilesh të ndryshme. Numri më i madh i kërkesave vije nga shkollat fillore, 35 prej të cilave kanë kërkuar të punësojnë 72 arsimtarë për lëndët përkatëse. Ndërkaq, në tri shkolla të mesme të cilat i kanë prezantuar nevojat e tyre kadrovike, kërkohet të punësohen 20 arsimtarë.
Sipas drejtoreshës së Arsimit, Diana Qarkagjija konkursi ishte planifikuar të shpallet më herët, por ishte neglizhenca e disa drejtorëve të shkollave që ka vonuar këtë proces.
“Megjithatë shpresojmë se deri më 25 gusht të interesuarit do të kenë kohë të aplikojnë ndërkohë që menjëherë të nesërmen fillon edhe shpallja e orarit të intervistimit” ka thene Qarkagjia sipas te ciles më shumë vende të lira janë shpall për disa lëndë më specifike sic është matematika, fizika, muzika e tj.
Në pyetjen tonë se a do të ketë kriter striktë të punësimit, Qarkaxhija ka theksuar se komisioni I Drejtorisë së Arsimit do të vlerësoi gjatë intervistimit kandidatët më të përgatitur për punën e mësimdhënësit.
“Nuk do të ketë lëshime. Përvoja e deritashme e këtyre muajve sa jemi në krye të DKA-së ka treguar se zgjedhjet e mësimdhënësve në konkurset e hapura kanë shkuar sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi, pa anime partiake”, ka thënë Qarkaxhja duke shtuar se kriter I punësimit në shkolla do të jetë përgatitja profesionale dhe cilësia e mësimdhënësve që do të vlerësohet nga komisioni që e formon Drejtoria e Arsimit. Të themi në fund se në ndërkohë pritet të publikohet edhe konkursi i dytë plotësues në të cilin do ti prezantojnë kërkesat e tyre edhe shkollat tjera.
Po e botojme edhe konkursin e plotë
Në bazë të Ligjit mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr 03/L-068, neni 5 pika c, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/L-032, Ligjit të Punës neni 8, Udhëzimit Administrativ 09/2014 dhe Udhëzimit Administrativ 17/2009, Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjakovë shpallë :
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës
I. Shkolla “ Ahmet Rrustemi ” – Bec :
1. Një mësimdhënës i lëndës së edukatës muzikore 7 orë në javë
II. Shkolla “ Ali Hasi “ – Cërmjan :
1.Një mësimdhënës i mësimit klasor
2.Një edukatore për parashkollor
3.Një mësimdhënës i edukatës muzikore 8 orë në javë
III. Shkolla “ Anton Ҫeta “ – Dol:
1. Një nësimdhënës të fizikës 14 orë në javë
2. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 9 orë në javë
IV. Shkolla “ Ardhmeria “ – Ramoc :
1. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 5 orë në javë
V. Shkolla “Bajram Sadriu “ Berjahë:
1. Një mësimdhënës të edukatës muzikorë 5 orë në javë
VI. Shkolla “ Dëshmorët e Hereçit “ – Hereç:
1. Një mësimdhënës për 5 orë edukatë muzikore 5 orë në javë
VII. Shkolla “Dëshmorët e Kombit “ – Shqiponjë:
1.Një mësimdhënës për 15 orë matematikë në javë
2.Një mësimdhënës për 5 orë edukatë muzikore në javë
VIII. Shkolla “ Dëshmorët Lleshi “- Doblibare :
1. Një mësimdhënës për 6 orë edukatë muzikore në javë
IX. Shkolla “ Durak Ahmeti “ – Demjan 1 :
1. Një mësimdhënës të matematikës 20 orë në javë
2. Një mësimdhënës të matematikës 10 orë në javë
3. Një mësimdhënës të fizikës 16 orë në javë
4. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 10 orë në javë
5. Një mësimdhënës të mësimit klasor
X. Shkolla “ Dy dëshmorët “ – Sheremet :
1. Një mësimdhënës të fizikës 8 orë në javë
2.Një mësimdhënës të edukatës muzikore 5 orë në javë
XI. Shkolla “ Dëshmorët e Dushkajës “ – Zhabel :
1. Një mësimdhënës të matematikës 15 orë në javë
2. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 6 orë në javë
XII. Shkolla “ Emin Duraku “ – Gjakovë
1. Një mësimdhënës të matematikës 20 orë në javë
2. Një mësimdhënës të gjuhës angleze 12 orë në javë
3. Një mësimdhënës të historisë 10 orë në javë
4. Një mësimdhënës të edukatës qytetare 10 orë në javë
XIII. Shkolla “ Engjëll Gjoni “ – Novosellë e Ulët
1. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 5 orë në javë
XIV. Shkolla “ Ganimete Terbeshi “ – Ponoshec
1. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 5 orë në javë
XV. Shkolla “ Gjergj Fishta “ – Bishtazhin
1. Një mësimdhënës të biologjisë 8 orë në javë
XVI. Shkolla “ Haxhi Hoti “ – Rugovë
1. Një mësimdhënës të matematikës 8 orë në javë
2. Një mësimdhënës të gjuhës angleze 15 orë në javë
XVII. Shkolla “ Hazir Ramaj “ – Kralan
1. Një mësimdhënës të gjuhës angleze 18 orë në javë
2. Një mësimdhënës të matematikës 15 orë në javë
3. Një mësimdhënës të fizikës 8 orë në javë
4. Një mësimdhënës të kulturës fizike 8 orë në javë
5. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 5 orë në javë
XVIII. Shkolla “ Isa Boletini “ – Osek Hylë
1. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 5 orë në javë
XIX. Shkolla “ Jahë Salihu “- Molliq
1. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 7 orë në javë
XXX. Shkolla “ Kongresi i Manastirit “ – Demjan 3
1. Një mësimdhënës të matematikës 15 orë në javë
2. Një mësimdhënës të fizikës 8 orë në javë
3. Një edukatore
4. Një mësimdhënëse të mësimit klasor ( për kohë të caktuar 3 vite )
XXXI. Shkolla “ Luigj Gurakuqi “ – Korenicë
1. Një mësimdhënës të fizikës 8 orë në javë
2. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 5 orë në javë
3. Një mësimdhënëse të mësimit klasor
XXXII. Shkolla “ Malush Stavileci “ – Goden
1. Një mësimdhënës të matematikës 8 orë në javë
XXXIII. Shkolla” Mazllom Këpuska “ – Gjakovë
1. Një mësimdhënës të fizikës 20 orë në javë
2. Një mësimdhënës të TIK-ut 20 orë derisa të kthehet mësimdhënësja prej pushimit të lehonisë
3. Një punëtorë tekniko-shërbyes
XXXIV. Shkolla “ Pjetër Bogdani “- Demjan 2
1. Një mësimdhënës të matematikës 23 orë në javë
2. Një mësimdhënës të gjuhës angleze 8 orë në javë
3. Një mësimdhënës të kulturës figurative 6 orë në javë
4. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 8 orë në javë
XXXV. Shkolla “ Pjetër Muqaj “ – Guskë
1. Një mësimdhënës të fizikës 8 orë në javë
2. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 5 orë në javë
XXXVI. Shkolla “ Rilindja “- Dobrigje
1. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 5 orë në javë
2. Një mësimdhënës të mësimit klasor ( me kohë të caktuar )
3. Një mësimdhënës të mësimit klasor ( vendi i punës së drejtorit )
XXXVII. Shkolla “ Selman Riza “ – Piskotë
1. Një mësimdhënës të mësimit klasor
XXXVIII. Shkolla “ Shaban Golaj “ – Lipovec
1. Një mësimdhënës të fizikës 8 orë në javë
2. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 5 orë në javë
XXXIX. Shkolla “ 7 Shtatori “ – Gerqinë
1. Një mësimdhënës të matematikës 19 orë në javë
2. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 6 orë në javë
XXXX. Shkolla “ Sylejman Vokshi “ – Smolicë
1. Një mësimdhënës të gjuhës angleze 16 orë në javë
2. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 6 orë në javë
XXXXI. Shkolla “ Ukshin Miftari “ – Skivjan
1. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 9 orë në javë me kohë të caktuar derisa mësimdhënësja të kthehet nga pushimi i lehonisë
XXXXII. Shkolla “ Zef Lush Marku “ – Brekoc
1. Një mësimdhënës të gjuhës angleze 17 orë në javë
2. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 15 orë në javë
XXXXIII. Shkolla “ Zekeria Rexha “ – Gjakovë
1. Një mësimdhënës të gjuhës gjermane 16 orë në javë
2. Një mësimdhënës të fizikës 20 orë në javë
XXXXIV. Shkolla “ Zenel Sadiku “ – Babaj Bokës
1. Një mësimdhënës të matematikës 15 orë në javë
2. Një mësimdhënës të fizikës 8 orë në javë
3. Një mësimdhënës të edukatës muzikore 5 orë në javë
XXXXV. Shkolla “ Fehmi Agani “ – Gjakovë
1. Një edukatore për parashkollor
Mësimdhënësit të cilët kanë normë jo të plotë dhe janë në marrëdhënie të rregullt pune mund të konkurojnë për plotësimin e normës, sikurse çdo kandidat tjetër.
Të gjithë kandidatët që konkurojnë duhet të kenë të kryer Fakultetin e Edukimit dega përkatëse me titull Bachelor 4 vjeçar (240 kredi ) sipas Udhëzimit Administrativ 09/2014.Në mungesë të kandidatëve me kualifikim përkartës, vijnë në konsiderim kandidatët me kualifikim të përafërt
Dokumentët e nevojshme për konkurim :
1). CV-ja,
2). Kopjen e diplomës të vertetuar të Fakultetit
3). Dokumentet tjera
Kandidatët do të testohen në bazë të orarit i cili do të shpallet në tabelë dhe pesë (5) më të mirët do t`i nënshtrohen testimit.
Për Shkollat e Mesme të Larta
Gjimnazi “ Hajdar Dushi “ – Gjakovë
1. Një mësimdhënës të gjuhës frenge 18 orë në javë
2. Një mësimdhëns të fizikës 20 orë në javë
3. Një mësimdhënës të fizikës 16 orë në javë
4. Një mësimdhënës të astronomisë 20 orë në javë
Paralelja e ndarë në Ponoshec
1. Një mësimdhënës të matematikës 6 orë në javë
Paralelja e ndarë në Bishtazhin
1. Një mësimdhënës të gjuhës angleze 7 orë në javë
2. Një mësimdhënës të matematikës 9 orë në javë
3. Një mësimdhënës të TIK-ut 5 orë në javë
4. Një mësimdhënës të fizikës 8 orë në javë
Paralelja e ndarë në Cermjan
1. Një mësimdhënës të matematikës 8 orë në javë
2. Një mësimdhënës të fizikës 8 orë në javë
Gjimnazi “ Asllan Berisha “ – Rugovë
1. Një mësimdhënës të gjuhës angleze 20 orë në javë
2. Një mësimdhënës të gjuhës angleze 7 orë në javë
3. Një mësimdhënës të matematikës 25 orë në javë
4. Një mësimdhënës të fizikës 21 orë në javë
5. Një mësimdhënës të gjuhës frenge 10 orë në javë
Shkolla e Mesme Ekonomike “ Kadri Kusari “ – Gjakovë
1. Një mësimdhënës të gjuhës frenge 7 orë në javë
2. Tre mësimdhënës të matematikës 20 orë në javë
3. Një mësimdhënës të matematikës 12 orë në javë
4. Një mësimdhënës të psikologjisë 18 orë në javë
Institucioni Parashkollor “ Ganimete Terbeshi “ – Gjakovë
1. Një motër edukatore për grupmoshat 07-3 vjeç me kohë të caktuar gjerë në kthimin e punëtorës nga pushimi i lehonisë
Dokumentët e nevojshme për aplikim :
– Kopjen e vërtetuar të diplomës për shkollën e kryer
– Çertifikatën e lindjes
– CV-ja
Aplikacionin për konkurim merret në DKA dhe dorëzohen të plotësuara në Kuvendin e Komunës në katin e parë në zyrën e pranimit dhe arkives.
Vërejtje :
Kandidatët me rastin e thirrjes në intervistë duhet të sjellin diplomën origjinale
Dokumentet e pa plotësuara dhe të pakompleutara nuk pranohen.
Dokumentet nuk iu kthehet kandidatëve
Të gjithë kandidatët të cilët kandidojnë për këto vende pune duhet t`i plotësojnë kushtet në bazë të UA nr 09/2014 Për Normativ Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm.
Për punëtorët tekniko-shërbyes lypset kualifikimi shkolla e mesme.
Në mungesë të kandidatëve me kualifikim përkatës, vijnë në konsiderim kandidatët me kualifikim të përafërt në bazë të UA 09/2014.
Dokumentet pranohen nga data 05/08/2014 dhe përfundon me 25/08/2014 deri në ora 14-00
Orari i intervistës do të publikohet në tabelën e shpalljeve në DKA, në webfaqe të Kuvendit Komunal
Vendi i intervistës : Pallati i Kulturës “ Asim Vokshi “ – Gjakovë