Në 24 orët e fundit në komunën e Gjakovës janë regjistruar 7 raste të reja me Covid 19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur ne 2 mijë e 15 raste . Vetem gjatë 24 oreve të shkuara janë shëruar 49 persona. Gjithsejtë të shëruar janë 1 mijë e 491. Numri i personave që nuk i kanë mbijetuar virusit korona ka arritur në 94. Numri aktiv i personave me Covid 19 nga komuna e Gjakovës është 430.
Ndërkaq në spitalin e Gjakovës, sipas raporti të sotem janë 65 pacient, që po trajtohen për COVID-19. Prej tyre të konfirmuar pozitiv janë 37. Nga ky numër i të trajtuarve, 42 janë në oksigjeno terapi, ndërkaq gjendjen më të rënduar e kanë 4 pacientë që janë me CPAP maskë. Nga stafi mjekësor, me Covuid janë 1 mjek dhe 2 infermier.