Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, ka falënderuar ministrin Matoshi për financimin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit në fshatrat e Gjakovës, që sipas tij do të furnizoj me ujë të pijshëm rreth 20 mijë banorë të Rekes së keqe. Ai në fund u shpreh i sigurt që projekti do të përfundojë më së largu deri ne fund të këtij viti dhe qytetaret e asaj ane do të kenë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.