Mimoza Kusari Lila, kryetarja e komunës së Gjakovës të martën vizitoi fshatin Kralan që për nga madhësia është I dyti në rajonin e Dushkajës. Me banorët e kësaj zone ajo bashkëbisedoi për hallet që kanë.
‘Isha e lumtur t’i informoj banorët e fshatit, se falë ndarjes së buxhetit nga Komuna e Gjakovës për vitin 2015 dhe projektit CDI të financuar nga Qeveria Zvicerane, Kralani do të jetë një nga pesë fshatrat e Dushkajës, përfitues të rrjetit të ujit të pijes në këtë vit. Procedurat e tenderimit do të fillojnë për pak kohë, ndërsa para përfundimit të stinës së pranverës do të fillojnë punimet për rrjetin e ujësjellësit në këtë fshat’, ka thënë Kusari Lila
Siç u bë e ditur Komuna e Gjakovës, gjithashtu do të përgatis projektin për rrugën 3 km e cila lidhë Kralanin dhe Shqiponjën dhe maksimalisht do angazhohet të përfshihet në rishikimin e buxhetit.