Thursday, January 2, 2025
AktualeLajme

Shpaloset projekti zhvillimor i Malësisë së Gjakovës

Studentet marrvehsjet nderkfitarePara studentëve nga gjashtë universitete të ndryshme të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe të Vjenës së Austrisë të martën është shpalos projekti zhvillimor social-ekonomik i zonës Gjakovë-Has-Tropojë, që është mbështetur nga takimi i përbashkët u dy qeverive, Kosovë e Shqipëri që ditë më parë u mbajt në Tiranë. Me këtë rast studentët janë njoftuar me konturat kryesore të draft projektit për bashkëpunim ndërkufitar,  si në lëmin e bujqësisë, urbanistikës dhe të zhvillimit ekonomik.

Studentet marrvehsjet nderkfitare 1Bekim Eremeni drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë foli për objektivat kryesore të zhvillimit të bujqësisë, turizmit dhe energjisë të renovueshme. Ndërkohë për zhvillimin e projekteve në urbanizëm, drejtori  i Drejtorisë së Urbanizmit  Xhelal Hoxha, ka thënë se projektet e komunës rezultojnë me krijimin e një infrastrukture të re zhvillimore, në krijimin e ambienteve turistike  dhe të sferave tjera që ngrisin lartë perspektivën e komunitetit në këtë zonë. Edhe drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik Silvana Domi, ka prezantuar projektet zhvillimore që do të përkrahen nga Fondi Zhvillimor Ekonomik Shqiptar.

Më tutje në këtë takim, sic raporton Zyra për Informim e KK të Gjakoves,  është thënë se e veçanta e fillimit të  iniciativave i përket nismës së  projekteve  për zhvillimin e përbashkët  të komuniteteve vendore kufitare Shqipëri-Kosovë, që e gjithë kjo rezulton me mbi vlerën tradicionale dhe resurset natyrore që ofrojnë perspektiv të komunitetit në brezin kufitare dhe komunat që gjenden në këtë rajon.