Gjakovapress

Triumf I Vëllaznimit në futboll dhe basketboll

vellaznimi LiriaE shtuna ka qenë me fat për futbollistët e Vëllaznimit të cilët në Mitrovicë mposhten Trepçën 1: 2 sikurse edhe për basketbollistët të cilët gjithashtu në Prizren fituan 76:77 me Bashkimin.

Më së vështiri e kanë pasur futbollistët e Vëllaznimit të cilët kanë luajtur në terrenin e nxehtë të Mitrovicës për faktin se Trepça është e pozicionuar në fund të tabelës klasifikuese dhe çdo pikë e ka të vlefshme. Golat për skuadrën gjakovare i kanë shënuar Myrta (38’) dhe Nuza (67’), kurse golin e vetëm për “Xehetarët” e realizoi Shpëtim Babaj (80’).

Me këtë fitore Vëllaznimi del nga rrugëtimi I varfër në stinorin pranveror, pasi nga katër ndeshje të zhvilluara kishte fituar vetëm një pikë dhe atë në teren të vet me Kosovën e Vushtrrisë. Kjo fitore inspiron futbollistët për fitore të reja. Në dy ndeshjet e ardhshme Vëllaznimi luan në teren të vet me Ferizajn dhe Drenicën.

Lojë të mrekullueshme të shtunën në mbrëmje kanë treguar edhe basketbollistët gjakovarë. Ata në Prizren në një lojë dramatike deri në sekondat e fundit, arritën ta mposhtin Bahskimin 76:77. Basketbollisti më efikas ishte Korab Prekazi me 29 shënime, pasuar nga Tahiri 14 dhe Karanezi 12.

Skuadra e basketbollit Vëllaznimi është pothuajse e vetmja në ETC superligë që nuk ka asnjë basktbolilst të huaj, ndaj tri fitoret e fundit në këtë pjesë të garave janë një sukses shumë I madh.

Exit mobile version