Me organizimin e Bashkisë Bajram Curri, të hënën është mbajtur ceremonia e dhënies së titullit “Qytetare Nderi” për znj. Mimoza Kusari-Lila, akorduar nga Këshilli i Bashkisë Bajram Curri me unanimitet të plotë. Në këtë ceremoni ishin pjesëmarrës qytetarë të shumtë nga Bajram Curri, Tropoja, Gjakova, Prishtina dhe Mitrovica. Hapjen e kësaj ceremonie e bëri zv. Kryetari i bashkisë Bajram Curri, Astrit Margjekaj i cili theksoi rëndësinë e kësaj dite për shpalljen qytetar Nderi për një zonjë kaq të nderuar dhe të spikatur siç është Mimoza Kusari-Lila. Bajram Curri gjithmonë ka nderuar emra të heronjve të mëdhenj dhe jemi shumë të lumtur që në këtë ditë bëjmë të madhe për Malësinë e Gjakovës e nderojmë edhe një emër të madh. Një profil më të detajuar të qytetares më të re të nderit të Tropojës e ka dhënë edhe z. Lulzim Logu, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtareve dhe Artistëve të Tropojës. Ai ka thënë se znj. Mimoza Kusari-Lila është tashmë një personalitet i njohur i politikës shqiptare, me një përvojë të pasur nga fusha e shoqërisë civile dhe e drejtimit ekonomik, një drejtuese e aftë, një aktiviste shoqërore dhe një grua e nënë e dy fëmijëve.
Në kuadër të qëndrimit të saj në Bajram Curr, delegacioni nga Gjakova Vizituan Muzeun e kësaj Bashkie dhe Shkollën 9 vjeçare “Ali Podrimja”.