Site icon Gjakovapress

Arsim Gojani I prin Vëllaznimit

Trajneri Arsim Gojani  I cili edhe më parë ka qenë pjesë e Vëllaznimit qoftë si futbollistë apo trajner, këtë kampionat do ta drejtoi skuadrën e zemres. Përmes një komunikate për media, KF Vëllaznimi bënë me dij se Gojani do të drejtojë klubin kuqezi në Ligën e Parë, dhe do të zëvendësojë në shtabin teknik Genc Hoxhën, të cilit i skadoi marrëveshja. Ndihmës të Gojanit do të jenë: Arben Lleshi dhe Veton Doli. Gjithashtu, janë bërë të ditur edhe emrat e anëtarëve të rinj të kryesisë, derisa kryetar do të jetë Faton Batusha. Pjesë e kryesisë janë: Valon Llula, Xhelal Kaçi, Shpat Dina, Pashë Daija, Lorik Perteshoni, Jeton Mamusha, Mentor Nela, Bekim Bardhi dhe Valon Gexha. Koordinator për çështje organizative në klub është emëruar Bujar Guta. Kryesia e re ka emëruar edhe trajnerët në kategorinë e juniorëve.

“Me propozim të Shefit të shtabit teknik, trajnerë të Juniorëve janë emëruar Haxhi Kurhasku dhe Ekrem Radoniqi. Shefi i shtabit teknik,  Arsim Gojani ka prezantuar planin e tij të punës i cili është miratuar nga Kryesia e klubit”, thuhet në komunikatë

Ndër të tjera, pjesë e Vëllaznimit është bërë edhe Shkolla e Futbollit ‘Make Up’. “Pas bisedave që klubi ka pasur me zyrtarët e shkollës së futbollit MAKE UP, është dakorduar që kjo shkollë përfshirë edhe trajnerët e saj të transferohet në shkollën e futbollit te KF Vëllaznimi. Kryesia e KF Vëllaznimi është e përkushtuar që të investojë në gjenerata të reja e cila është një bazë për një ekip të shëndoshë dhe stabil. Qëllimi i KF Vëllaznimi është që menjëherë pas garave në Ligen e Parë, të kthehet aty ku e ka vendin në Superligë. Në ditët në vijim, pritet që shtabi teknik të takohet me lojtarët dhe së shpejti bëhen të ditura hapat e mëtutjeshëm të shtabit teknik lidhur me fondin e lojtarëve dhe datën e fillimit të stërvitjeve”, thuhet  në njoftimin e Vëllaznimit.

 

Exit mobile version