Sot zyrtarisht ka nisë stina e pranverës, por për dallim nga dita e djeshme kur kishim një mot me diell e të ngrohtë, sot fillimin e stinës më të bukur të vitit po e shoqërojnë reshjet e shiut. Megjithatë fillimi i stinë së pranverës në Gjakovë vjen me një ngjarje të këndshme kulturore.
Sonte solemnisht nisi edicioni i dytë i festivalit “Gjakova film festival 2013”.
Ceremonia e hapjes u organizua në pallatin e Kulturës Asim Vokshi, me c’rast në emër të Kuvendit Komunal të Gjakovës rrugëtim të mbarë krijuesve të kinematografisë iu urojë Agim Koci, nënkryetar i KK të Gjakovës. Anëtarja e jurisë së festivalit, poetja gjermane Silka Blumbach tha se ndjehet e lumtur që merr pjesë në këtë festival që shpreson të ketë vijueshmëri edhe në vitet e ardhshme . Ajo tha se ka parë filmat konkurrues dhe se shprehu bindjen se shikuesit do të kënaqen !!!
Ka përshëndetur edhe mjeshter i madh, artist i merituar, Mevlan Shanaj profesor në degën e filmit në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai foli për profesionin e krijuesve të filmit të cilët duhet mbështetur.
Festivali mbahet me bashkorganizim të Drejtorisë së Kulturës dhe Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Etuta” si dhe me përkujdesjen e kryetarit të Komunës Pal Lekaj.
Drejtori i këtij festivali Valdet Avdiu thekson se edhe sivjet është punuar më tepër në përzgjedhjen e filmave konkurrues , nga 64 filma janë përzgjeëdhur 24 filma më të mirë. ndërkohë që do të ndahen çmimet tradicionale të festivalit të filmave që për temë kanë dashurinë. Ai ka ftuar adhuruesit e filmit që të mos lëshojnë rastin pa i parë filmat që kanë ardhë në “Gjakova film festival 2013”.
Për tri ditë do të shfaqen filma në Paula’s kino, do të ketë edhe debate të ndryshme, ndërkohë që mbyllja e festivalit bëhet me 24 mars, gjithashtu në Pallatin e Kulturës, ku do të ndahen cmimet e festivalit.
Të kujtojmë se në edicionin e vitit të kaluar në garë kishin qenë 80 filma. Fitues qe shpallur filmi nga Çekia “Bridge” e autorit Ëiliam Zabka. Ndërsa nga 11 çmimet më e trofeshmja pati dalë aktorja e njohur kosovare Arta Dobroshi. Përveç çmimit për aktoren më të mirë, Dobroshit i ishte ndarë edhe çmimi special i festivalit. Juria e pati arsyetuar këtë çmim ”për kreacionin kulminant në filmin ‘Baby’” një film ky i regjisorit nga Anglia, Daniel Mulloi.