Loriku para Stambollit turin e koncerteve solistike në Kosovë
Kitaristi i shquar nga Gjakova Lorik Pylla ka nisë turin e koncerteve solistike nëpër Kosovë. Fillimisht pati një prezantim të sukseshëm para publikut në Pejë ku interpretoi vepra të kompozitorëve të njohur botëror dhe për këtë mori duatrokitje të ngrohta nga të pranishmit. Koncertet do të vazhdojnë edhe në Gjakovë më 16 Mars dhe në prishtinë me 23 Mars. Loriku këto koncerte po I mbanë në kuadër të përgatitjeve që po bënë për koncertin e madh solistik që do ta mbaj në Stamboll gjatë muajit prill. Është ky manifestimi “International Istanbul Classical Guitar Festival” që mbahet në Stamboll, e ku marrin pjesë kitarist të njohur nga bota. Lorikut I është bërë ftesë për concert solistik pasi një vit më parë në këtë ngjarje të rëndësishme muzikore, kishte zënë vendin e dytë mes 56 kitaristëve të rinjë më të njohur evropian. Ndryshe Lorik Pylla është nxënës në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në klasën e profesorit Gjylian Bytyqi.