Shfaqet premiera e komedisë “Zëra pas skene”
Duartrokitjet e gjata kanë shoqëruar të enjten në mbrëmje lojën e aktorëve të Ansamblit të Teatrit të Qytetit në Gjakovë pas shfaqjes së premierës “Zëra pas skene” të autorit Michael Frayn e në regji të Ilir Bokshit. Komedia në fakt është shfaqje në shfaqje. Aktorët luajnë në skenë derisa po realizohej premiera dhe kjo ishte një risi për adhuruesit e artit skenik. Komedia e njohur botërore “Zëra pas skene” komunikoi shumë mirë me shikuesit në sallë.
Interpretuan : Bujar Ahmeti, Vlera Pylla, Myrvete Kurtishi, Edmond Hafizademi, Valon Pallaska, Yllka Lota, Ylber Mehmeti, Altina Kusari dhe Besfort Berberi. Asistent i regjisë Butrint Pasha, skenografinë e ka përgatitur Petrit Bakalli, kostumografinë Valmira Rrahmani ndërkaq muzikën Artan Kastrati..