Vesa ndan gëzimin për çmimin e festivalit në Bullgari
Edhe një sukses i solistes gjakovare Vesa Smolica, kësaj radhe në arenën ndërkombëtare. Vesa kishte informuar fansat e saj se është pjesëmarrëse në festivalin internacional “Neë Music” në Bullgari.
Mirëpo ajo tani ka një lajm shumë të mirë për të gjithë fansat e saj, qëe ka ndarë me miqtë e saj në facebook.
Vesa tani ka treguar se ka fituar çmimin e parë duke lënë pas 100 konkurentë nga vende të ndryshme të Evropës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes postimeve që ka bërë në profilin e saj në Instagram.
Vesa fillimisht ishte prezantuar me këngën “ Na lini te jetojmë” të kantautorit Elton Deda dhe më pas me këngën “Brand neë me” të Alicia Keys me të cilën u vlerësua me pikët maksimale nga juria.
Vesa është shprehur tejet e lumtur duke thënë se ishte e vetmja që përfaqësoi Kosovës dhe kishte përgjegjësi.
“#1stplace #VendiPare
Te dashur miq ,ne momentin qe ju informova per pjesmarrjen time ne festivalin internacional prestigjioz “Neë Music ” ne Bullgari ku te pranishem ishin 100 konkurent te jashtezakonshem nga vende te ndryshme te Evropes nder ta une isha e vetmja qe perfaqesoja Kosoven ndjeva pergjegjesi te jap maksimumin nga interpretimi dhe performanca ime ,fillimisht u prezantova me nje kenge shqipe te kantautorit Elton Deda “Na lini te jetojme” dhe me pas Alicia Keys “Brand neë me ” u vleresova me pike maksimale nga juria te cilet ishit me te spikaturit nga orkestrues ,kengetare,kompozitore dhe producent nga Bullgria duke fituar keshtu ÇMIMIN E PARË i cili i perket Kosovës . URIME !”, kishte shkruar Vesa.