Saturday, December 28, 2024
AktualeLajme

24 orë pa rrymë per shkak të borxheve

Insitucionet komunale, Kuvendi Komunal,  zyrat e vendit, Pallati I Kultures, Qendra kryesore  e Mjekesise Familjare dhe ndriqimi public per 24 orë kishin ngel në terr për shkak se KEK-u kishte ndërprerë furnizimin me energji elektrike. Këtë akt të shkycjes së energjisë elektrike, e ka gjykuar te enjten, Mark Komani, drejtor I Drejtorisë së Administratës në Kuvendin Komunal të Gjakovës ,në një konferencë për gazetarë. Ai ka  kritikuar  veprimin e njëanshëm të KEKU-t  për faktin se, sipas tij, Komuna është e rregullt në pagesat e borxheve.

“Kemi arritur që borxhet  e vjetra  edhe ato të të viteve 2003, 2004 e 2005 në vlerën prej 197 mijë eurove ti zvogëlojmë në 54 mijë euro, pasi dje kemi bërë pagesen e fundit prej 17 mijë eurove, prandaj është e pakuptimt shkyqja” tha Komani.

Derisa po mbahej konferenca per gazetarë, u bë me dije se KEKU_u sërish vazhdojë me furnizimin e institucioneve komunale me energji elektrike,nderkohe që për ndriqimin publik nuk u tha se a u hoq terri?! .(z.v)