Friday, March 14, 2025
Lajme

AKR në Gjakovë kritikon sjelljen e zyrtarëve të kulturës ndaj aktorëve profesionist

Dega e AKR-së në Gjakovë permes nje komunikate ka shprehe  shqetësim të thellë për veprimet e ulëta dhe sjelljen arogante që ka treguar dje Drejtoria e Kulturës ndaj artistëve profesionist të Teatrit Profesional të Gjakovës.  Mbyllja e dyerve dhe ndalesa për hyrje në Objektin e Pallatit të Kulturës Asim Vokshi në Gjakovë tregoi edhe një herë se Kultura po vazhdon të politizohet dhe të shkatrrohet cdo ditë e më shumë. Një sjellje e tillë ndaj themeluesve të Teatrit dhe aktorëve me renome  nuk është as gjë tjetër veq se nje rikonfirmim i asaj që kush udhëheq sot sektorin e Kulturës në Komunën e Gjakovës.

“Kerkojme qe aktoreve t’iu kerkohet falje publike”,thuhet ne komunikaten e AKR_së

Edhe Forumi Rinor i AKR-së në Gjakovë,permes nje njohtimi te shperndarë të enjten,   ka kritikuar sjelljen e zyrtarëve të Drejtorisë së Kulturës për çka kërkuan dorëheqjen e drejtorit Anton Shala.