Një prezantim i shkëlqyer i TRIIIO GRUP
Gjakova tradicionalisht mbanë epitetin e qytetit të muzikës, për faktin se ndër breza me një përkushtim është kultivuar dhe po kultivohet muzika e mirëfilltë. Këtë traditë viteve të fundit po e vazhdon edhe një grup I ri muzikor që përbëhet nga talent të shquar dhe profesionist të zot. Tingujt e gërshetuar të violinës së Dalvin Mamushës dhe kitarës së Endrit Xërxes përcjellur nga vokali i Adhurim Grezdës derisa interpreton këngë të melosit të muzikës popullore shqiptare, kanë tingëlluar këndshëm në projektin e fundit që u transmetua me rastin e festës së viti të ri në televizionin KTV. Formacioni i trios muzikore nga Gjakova, prezantoi para audiencës së gjërë vlera të mirëfillta të muzikës shqipe dhe ishte një nga risitë e programeve festive televizive.
Ky projekt erdhi pas albumit të parë që në vitin e shkuar “Triiio grup”e kishin edituar para adhuruesve të muzikës popullore dhe pasi ishin prezantuar edhe përpara audiencës në Zvicër dhe Francë.