KRU Gjakova nga 1 shkurti pagesat vetem në sportele
KRU “Gjakova” bënë me dije konsumatorët e qytetit se pagesat për ujin e shpenzuar që nga 1 Shkurti nuk do të bëhen përmes inkasantëve me arkëtime kesh por vetëm në sportelet e kësaj kompanie. Pagesat në kesh do të hiqen vetëm në qytetin e Gjakovës, kurse në muajt në vijim gradualisht do të hiqen edhe pagesat në kesh edhe për fshatrat e Komunës së Gjakovës, për Komunën e Rahovecit si dhe për fshatrat e Komunës së Prizrenit. Kështu prej datës 1 Shkurt konsumatorët e qytetit të Gjakovës obligohen që faturat t’i paguajnë në pikat e shitjes:
- Sportelet në KRU “Gjakova” – Rruga “UÇK”
- Posta nr.4 – Rruga “Skëndërbeu” – (afër Xhamisë së Sefës)
- Posta nr.5 – Rruga ” Nënë Tereza” – ( Afër Teqës së Sheh Danjollit)
- Posta nr.6 – Rruga ” Konstandin Kristoforidhi” (Afër Bustit të Agron Ramës)
- Shitore – Rruga “Anton Qeta” – ( Përballë Qendës së Mjekësisë Familjare)
- Shitore – Rruga ” Abedin Tërbeshi” – ( Te Loma e Drithit, Afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare)
Shumë shpejtë do të hapen edhe tri pika të tjera të shitjes në lagjet: Dardani –ish Piskotë dhe Brekoc si dhe një afër Spitalit Rajonal “Isa Grezda”.